Noa në Los Angelos Clippers

Basketboll

Noa në Los Angelos Clippers

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:25
Noa në Los Angelos Clippers

Basketbollisti me eksperiencë të madhe, Joakim Noa, ka bindur drejtuesit të Los Angelos Clippers dhe do të jetë pjesë e garave të sezonit të ndërprerë në Orlando, ku planifikohen edhe garat e plej offit.

Basketbollisti 35 vjeçar, tani është agjent i lirë, pasi që në muajin mars firmosi kontratë 10 ditëshe si një test me skuadrën e Los Axnhelos Klipers, mirëpo për shkak të pandemisë “Covid 19” nuk zhvilloi asnjë ndeshje me ekipin.

Mirëpo Noa vazhdoi me stërvitjet dhe tani do të jetë pjesë e ekipit për përfundimin e sezonit.

Basketbollisti u bë i famshëm me paraqitjet te Çikago nga viti 2007 e deri në vitin 2016. Pastaj kaloi 2 sezone te Los Anxhelos Klipers, para se të transferohet te skuadra e Memfisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat