Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit - Bota Sot
Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Basketboll

Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:31
Drejtuesit e FBK-së bëjnë homazhe te varri i Gazmend Sinanit

Sot, janë bërë dy vjet nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani. Ai kishte humbur jetën në një aksident trafiku.
Sinani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Gazi do të mbahet mend nga të gjithë, si një sportist shembull, luftarak dhe i dashur nga të gjithë.

Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari Arben Fetahu dhe Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova kanë bërë homazhe te varri i Sinanit, duke vendosur edhe kurora me lule.

Ata kanë kujtuar Gazin, si një lojtar dhe person të jashtëzakonshëm.

Sinani nuk do të harrohet asnjëherë nga adhuruesit e basketbollit. Në nderim të tij, numri 15, është pensionuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Komuniteti i basketbollit asnjëherë nuk do të harrojë Gazmend Sinanin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat