Remzi Ramadani me familje: Urime gazetës ‘Bota sot’, Kemajl Goca është si një ari i çmuar për sportistët e sportistet  

Basketboll

Remzi Ramadani me familje: Urime gazetës ‘Bota sot’, Kemajl Goca është si një ari i çmuar për sportistët e sportistet  

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 22:28
Remzi Ramadani me familje: Urime gazetës ‘Bota sot’, Kemajl Goca është si një ari i çmuar për sportistët e sportistet  

Ish gjyqtari dhe ish kontrollori i basketbollit, Remzi Ramadani, me djemtë e tij, gjyqtarë të basketbollit, Agoni dhe Fisniku, urojnë 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

"'Bota sot' është një shembull për të gjithë, se si shkruhet e mbrohen vlerat e sportit vendorë e mbarë shqiptar. 
Është një shembull se si raportohet paanshëm dhe korrekt. 

Është gazetë që na bën të ndihem krenarë si familje, nuk e harron as Gjeneratën e artë, as Gjeneratën e Republikës dhe shkruan për të gjithë pa dallim. 

Uroj 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot” dhe qindra vite tjera të suksesshme. 

Eh për gazetarin Kemajl Goca, nuk mundem të gjej shprehje aq të bukura për të, është si një ari i çmuar për sportistët e sportistet. 

Është një gazetar që shkruan me shumë pedanteri e saktësi për të gjitha periudhat, shpesh më mbërthejnë emocionet kur lexoj shkrime të ndryshme me aq saktësi, që në të kaluarën isha vet dëshmitar i viteve të 80-ta. Ju lumtë. Fat që e kemi një gazetar që ka njohuri të thella sportive”, uron Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat