Spaqi: Ide e mirëseardhur, me tetë skuadra Liga do të jetë shumë interesante

Basketboll

Spaqi: Ide e mirëseardhur, me tetë skuadra Liga do të jetë shumë interesante

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:34
Spaqi: Ide e mirëseardhur, me tetë skuadra Liga do të jetë shumë interesante

Ideja e formimit të Ligës Kosovë-Shqipëri po përkrahet nga komuniteti i basketbollit në Kosovë. Kjo ligë shihet si një mundësi për të parët skuadrat më të mira të dy vendeve, ku do të ketë rivalitet në fushë dhe tifozë në tribuna.  

Ish-basketbollisti i njohur, Valentin Spaqi, ka folur për formimin e Ligës Kosovë-Shqipëri. “Është ide e mirëseardhur. Do të shohim edhe anën financiare të klubeve për shpenzime, siç është transporti dhe shpenzimet tjera. Katër ekipet më të mira të Kosovës dhe katër më të mira të Shqipërisë të krijojnë një ligë kombëtare është një ide e realizueshme.

Besoj se liga do të jetë shumë e mirë, pasi do të luajnë tetë skuadrat më të mira të dy shteteve. Ndoshta më vonë do të mund të inkuadrohej edhe ndonjë skuadër nga Maqedonia Veriore”, është shprehur Spaqi për faqen zyrtare të FBK-së. 

Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë janë duke punuar intensivisht për jetësimin e ëndrrës të formimit të Ligës Kosovë-Shqipëri. Kjo ligë mund të fillojë në muajin shtator, ku do të marrin pjesë tetë skuadra, katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat