NBA: Nëntë lojtarë pozitivë me Covid-19

Basketboll

NBA: Nëntë lojtarë pozitivë me Covid-19

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

NBA ka njoftuar për rezultatet e fundit nga testet e kryera për koronavirus.

Sot, liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka njoftuar se kanë pranuar rezultatin e 344 lojtarëve të testuar për Covid-19.

Nga këto rezultate, nëntë lojtarë kanë rezultuar pozitivë, përcjell lajmi.net.

Kurse, që kur testimet kanë filluar më 23 korrik, 25 nga 351 lojtarë kanë rezultuar pozitivë.

Në pjesën e stafit të skuadrave, nga 844 anëtarë, mes 23 dhe 29 korrikut, kanë dalë 10 raste pozitive me koronavirus.

Secili lojtar, trajner, apo anëtar i stafit që ka rezultuar pozitiv, do të mbetet në vet-izolim derisa të jetë në përputhshmëri me protokollin e shëndetit publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat