Indiana Pacers do të jenë pa Oladipo në rifillimin e sezonit - Bota Sot
Indiana Pacers do të jenë pa Oladipo në rifillimin e sezonit

Basketboll

Indiana Pacers do të jenë pa Oladipo në rifillimin e sezonit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 22:33
Victor Oladipo

Vazhdon të rritet numri i basketbollistëve që refuzojnë të paraqiten në rifillimin e sezonit.

NBA ka vendosur që të rinis sezonin 2019/20 në Orlando, me një sistem të veçantë, duke reduktuar ndeshjet e sezonit të rregullt.

Megjithatë, që nga publikimi i planit, zërat kundërshtues kanë qenë të suhmtë.

Sipas raportimeve të fundit nga SHBA, është Victor Oladipo emri më i fundit që ka thënë se nuk do të paraqitet në Orlando.

Vic do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Indiana, pasur parasysh rolin e tij në skuadër.

Oladipo ka gjetur arsyetimin duke thënë se do të përkushtohet për t’u rikuperuar 100% për sezonin tjetër, pasi dimë se lojtari vetëm sa ishte kthyer nga një lëndim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat