Kurshumlija: Organizimi i Kampit intensiv të gjyqtarëve ka pasur efektin shumë pozitiv

Basketboll

Kurshumlija: Organizimi i Kampit intensiv të gjyqtarëve ka pasur efektin shumë pozitiv

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:53
Kurshumlija: Organizimi i Kampit intensiv të gjyqtarëve ka pasur efektin shumë pozitiv

Më 4 dhe 5 korrik në sallën e sporteve të Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë është mbajtur Kampi i Gjyqtarëve Fillestarë, të cilët do të licencohen para fillimit të edicionit 2020-2021 dhe do të jenë pjesë e nominimit në ndeshjet e kategorive të reja.

“Organizimi i Kampit intensiv të gjyqtarëve ka pasur efektin shumë pozitiv, pasi që është mbajtur në një ambient shumë të mirë, duke na ofruar të gjitha kushtet në sallën e sportit për punën praktike, si dhe pajisjet tjera përcjellëse të siguruara nga FBK-ja”, është shprehur FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija.

“Të gjithë gjyqtarët kanë qenë shumë aktivë gjatë punës të cilën e kam udhëhequr, duke komunikuar në mënyrën më te mirë dhe duke parashtruar pyetje nga rregullat e basketbollit dhe mekanika 2 PO”, shtoi tutje Kurshumlija.

Pjesëmarrës kanë qenë 10 gjyqtarë, si dhe pesë gjyqtarë nga SHGJFBK-ja kanë asistuar në punën e FIBA Instruktorit Nacional të Gjyqtarëve.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë respektuar distancën dhe rekomandimet e nevojshme, kurse FBK-ja ka siguruar mjetet higjienike si dhe një shujtë (drekë) ushqimore.

Me përfundimin e këtij kampi të gjithë kandidatët pjesëmarrës kanë treguar aftësi, talent dhe njohuri shumë të mira nga loja e basketbollit dhe i kanë plotësuar kushtet për licencimin nga FBK-ja me titullin gjyqtarë fillestarë, ka treguar Kurshumlija.

Gjyqtarët pjesëmarrës pas licencimit në qytetin e tyre do të kenë Mentorin, një nga gjyqtarët me përvojë, që do të përcjell punën dhe avancimin e tyre.

Ky grup i gjyqtarëve fillestarë hynë në gjeneratën që kanë potencial shumë të madh, pasi që të gjithë janë ish- ose ende janë lojtarë aktivë të basketbollit.

Në këtë Kamp, SHGJFBK-ja ka nominuar për asistim në punën praktike gjyqtarët:

Temat të cilat i janë prezantuar gjyqtarëve kanë qenë:

- E shtunë, Dita 1

- Mekanika 2 PO

- Sinjalizimi gabimeve personale dhe sinjalizimi i shenjave zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat