Basketbollisti i njohur në Kosovë me Covid 19 - Bota Sot
Basketbollisti i njohur në Kosovë me Covid 19

Basketboll

Basketbollisti i njohur në Kosovë me Covid 19

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:23
Basketbollisti i njohur në Kosovë me Covid 19

Artan Mehmeti, njëri prej lojtarëve më të suksesshëm në basketbollin  e Kosovës ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur Mehmeti në rrjete sociale.

Mehmeti ka luajtur me shumë sukses te Trepça, por edhe te Peja e Mabetexi. Vlerësohet prej plejmejkerëve më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ai vazhdon të jetë në basketboll, si trajner.

Mehmeti ka treguar se edhe gruaja dhe djali i tij janë prekur nga koronavirusi. Vajza e tij nuk është prekur.

“Jemi të vetizoluar dhe me shëndet të mirë. Nuk kemi ndonjë shqetësim”, ka shkruar Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat