Artina Hasani: Pavarësisht kushteve me pandemi kemi arritur të organizojmë aktivitetin

Basketboll

Artina Hasani: Pavarësisht kushteve me pandemi kemi arritur të organizojmë aktivitetin

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 13:30
Artina Hasani: Pavarësisht kushteve me pandemi kemi arritur të organizojmë aktivitetin

Pandemia me Covid-19 ka bërë që të pezullohen shumë aktivitete sportive në Kosovë, por edhe në mbarë botën.

Por, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vazhduar me zhvillimin e kampanjës “Her World, Her Rules”. Aktiviteti është mbajtur të premten pasidte në fushën e basketbollit në Marigona Rezidencë.

Aktiviteti është mbajtur në ambient të hapur, derisa është respektuar edhe distanca fizike, si dhe higjiena, që janë shumë të rëndësishme në këtë kohë.

Image

Udhëheqësja e programit nga FBK-ja, Artina Hasani, ka folur për qëllimin e aktivitetit. “Pavarësisht kushteve me pandemi kemi arritur të organizojmë këtë aktivitet. Aktiviteti ka për qëllim sensibilizimin e vajzave për tu marrë me sport, në këtë rast me basketboll. Është e rëndësishme që fëmijët të merren me sport dhe të mos ndalen pavarësisht kushteve.

Image

Ne duam që sa më shumë fëmijë të merren me sport. Duam që sa më shumë vajza të luajnë basketboll. Do të vazhdojmë të organizojmë edhe aktivitete tjera në kampanjën “Her World, Her Rules”, është shprehur Hasani për faqen zyrtare të FBK-së.

Image

"Her World, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale. 

Image

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e dy vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

Image

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat