Westbrook rezulton pozitiv me COVID-19

Basketboll

Westbrook rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:20
Russell Westbrook

Ylli i Houston Rockets, Russell Westbrook ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes vet basketbollistit në një postim në llogarin e tij personale në Twitter.

Ai ka njoftuar se tashmë është karantinuar dhe sapo të shërohet do të bashkohet me skuadrën në Florida, aty ku do të vazhdojë sezoni i NBA.

Kujtojmë se në fund të këtij muaji, do të rifillojë sezoni i NBA në Disney World, Florida – por deri tani situata nuk ka qëndruar aspak mirë pasi disa basketbollistë refuzuan të shkonin dhe disa të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat