Drilon Hajrizi i reagon ashpër ministrit Zemaj: M’i ndalove stërvitjet, meshnet numri 12 – na përfaqëso në ndeshjet e nëntorit!

Basketboll

Drilon Hajrizi i reagon ashpër ministrit Zemaj: M’i ndalove stërvitjet, meshnet numri 12 – na përfaqëso në ndeshjet e nëntorit!

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:50
Zemaj dhe Hajrizi

Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizi ka reaguar ashpër pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e aktiviteteve sportive në hapësira të mbyllura.

“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarinë e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ishte ky vendimi i marrë sot nga Qeveria e Kosovës që ka penalizuar shumë disa sportistë – e mes tyre edhe basketbollistin, Drilon Hajrizi.

Hajrizi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook – ka njoftuar se ai po përgatitet individualisht në hapësira të mbyllura për të qenë sa më i gatshëm për ndeshjet e nëntorit, që kombëtarja e Kosovës në basketboll do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës.

Ai thotë që nëse i ndalohet stërvitja – pret që ministri të na përfaqësojë në këto takime.

Ja postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“A ka sporti ndonje perfaqesues qe i mbrone dhe e ngrite zerin per sportistet?
… apo ndoshta perfaqesuesit perfaqesojne ata qe nuk do te duhej t’i perfaqesonin!

Eshte evidente dhe normale qe fokusi kryesor te jete lufta kunder pandemise, por permes mediave shoh se sa jetim eshte sporti! Shoh qendrat tregtare, parlamentin e kafenet perplote me njerez, e mua qe individualisht stervitem pa asnje kompenzim per lojerat e Nentorit m’i ndaloni ato? Nese ma ndaloni stervitjen, une kerkoj prej ministrit te na perfaqesoi ne keto lojera. Besoj shume ne kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa ne ate prej ministri! E di qe nuk refuzon! Ky sakrifikohet per Ceshtjen!

Suksese minister e meshnet numrin 12,
Drilon Hajrizi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat