Del të blejë ushqim, mbaron në...

Basketboll

Del të blejë ushqim, mbaron në...

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:02
Del të blejë ushqim, mbaron në...

Basketbollisti i Sakramento Kings, Rishon Hollms ka bërë një gaf të madh, pas së cilës do të kalojë 14 ditë në karantinë. Hollms ishte jashtë hotelit për të marë ushqim e porositur, pas së cilës u dënua nga mbajtësit e rendit me karantinë 14 ditore.

Ekipet e NBA-së janë në kompleksin e hoteleve dhe kanë të gjitha kushtet për përgatitje dhe për vazhdimin e sezonit në NBA.

“Jam në karantinë dhe me kanë mbetur edhe 8 ditë. Kërkojë falje nga të gjithë për lëvizjen time dhe mezi pres që të përgatitem me kolegët e mi,” ka shkruar Hollms në mediat sociale.

Drejtuesit e NBA-s sollën vendim që secili që shkel karantinën, për çdo mungesë të një ndeshje, duhet të paguajë 50 mijë dollar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat