Mbahet kampi i gjyqtarëve perspektivë

Basketboll

Mbahet kampi i gjyqtarëve perspektivë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:47
Mbahet kampi i gjyqtarëve perspektivë

Më 11 dhe 12 korrik në sallën e Sporteve të Fakultetit Shkencave Sportive në Prishtinë është mbajtur Kampi i Gjyqtarëve Perspektivë të cilët që nga fillimi i edicionit 2020-2021 dhe do të jenë pjesë e listës perspektive (pjesëtare të listës B dhe pjesëtarë të avancuar nga lista C në listën B). Të njëjtit sipas paraqitjes, qasjes së tyre dhe punës ekipore do të jenë të nominuar në ndeshjet e Ligës së Parë, si ligë zhvilluese për gjyqtarët perspektivë dhe sipas avancimit edhe në ndeshjet e Superligës.

Organizimi i Kampit të gjyqtarëve perspektivë ka pasur efektin shumë pozitiv, pasi që është mbajtur në një ambient shumë të mirë duke na ofruar të gjitha kushtet në sallën e sportit për punën praktike, si dhe pajisjet tjera përcjellëse të siguruara nga FBK-ja, ka njoftuar FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija.

“Të gjithë gjyqtarët kanë treguar një disiplinë personale dhe grupore, duke qenë aktiv gjatë punës të cilën e kam udhëhequr së bashku me asistentët e nominuar nga SHGJFBK-ja, duke komunikuar në mënyrën më të mirë dhe duke parashtruar pyetje nga IOT (Individual Officiating Technique) dhe mekanika 3 PO si pjesë kryesore e këtij kampi”, shtoi tutje Kurshmulja.

Pjesëmarrës kanë qenë 13 gjyqtarë, si dhe 2 gjyqtarë nga SHGJFBK-ja kanë asistuar në punën e FIBA Instruktorit Nacional të Gjyqtarëve.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë respektuar distancën dhe rekomandimet të Ministrisë së Shëndetësisë, kurse FBK-ja ka siguruar mjetet higjienike dhe ushqimin.

Në këtë Kamp pjesëmarrës ishin gjyqtarët: Anjesa Haziraj, Arlind Vitija, Arian Kurtalani, Ardi Haxhiajdini, Artur Dauti, Blendi Spahija, Petrit Emra, Molos Morina, Rrezon Korqa, Lorena Haxha, Aron Laja, Almir Kryeziu dhe Besim Vitaku..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat