Gllareva pret selektorin e Kosovës

Basketboll

Gllareva pret selektorin e Kosovës

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 15:22
Gllareva pret selektorin e Kosovës

Selektori i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, është pritur nga Fitim Gllareva, shef i Zyrës për Marrëdhënie Ekonimike dhe Tregtare e Kosovës në Greqi.

“Trajneri Marmarinos, përveç kontributit në zhvillimin e basketbollit në Kosovë, përmes intervistave për mediat greke po vazhdon të paraqes vendin tonë ashtu siç është,i hapur dhe mikpritës për njerëz vullnetmirë”, ka shkruar Gllareva në rrjetet sociale.

Marmarinos ka nisur vitin e kaluar eksperiencën te Kosova.

Kurse, në vetëm dy takime ai ka bërë që Kosova të jetë më ndryshe se herave tjera.

Ai ka drejtuar në dy ndeshje Kosovën dhe ka dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat