Një lojtar i Milwaukee del pozitiv

Basketboll

Një lojtar i Milwaukee del pozitiv

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:49
Një lojtar i Milwaukee del pozitiv

Përmes një komunikate për mediat të publikuar sot, NBA bën me dije se që prej 13 korrikut, kur të gjitha ekipet kanë mbërritur në Orlando, asnjë lojtar që ndodhet i grumbulluar nuk ka dalë pozitiv me Covid-19.

“Kemi testuar 346 basketbollistët që kanë ardhur në kampus, në Orlando (Florida). Konfirmojmë se që nga rastet e fundit të konfirmuara me Covid-19, më 13 korrik, asnjë lojtar tjetër nuk ka dalë më pozitiv me koronavirus”, thuhet në komunikatë.

Pra, prej 8 ditësh nuk ka më asnjë basketbollist pozitiv me koronavirus. Një lajm i mirë që vjen 24 orë para se të luhen ndeshjet e para miqësore, ndërkohë që kampionati do të rinisë më 30 korrik.

“Testimet do të vijojnë dhe në rast se një lojtar që ndodhet në kampus do të dalë pozitiv, atëherë ai do të izolohet dhe do të zbatohet protokolli i sigurisë që është miratuar nga NBA”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, skuadra e Milwaukee Bucks konfirmon se basketbollisti Pat Connaughton ka dalë pozitiv me Covid-19. Lojtari nuk ndodhet i grumbulluar me ekipin në Orlando, por është në shtëpinë e tij. Ky është rasti i dytë me koronavirus te skuadra e Bucks, pas atij të Eric Bledsoe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat