NBA i rikthehet normalitetit

Basketboll

NBA i rikthehet normalitetit

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:07
NBA i rikthehet normalitetit

NBA ka publikuar kalendarin e 33 ndeshjeve miqësore që do të luhen gjatë datave 22-28 korrik nga 22 ekipet e NBA-së, të cilat janë të grumbulluara në Orlando.

Pikërisht më 30 korrik do të rinisë sezoni 2019-2020 në NBA, i ndërprerë që në mars për shkak të pandemisë Covid-19.

Ekipet ndodhen në Orlando prej dy javësh dhe çdo skuadër do të zhvillojë gjatë kësaj jave tri ndeshje miqësore, para se të rinisë sezoni i rregullt.

Katër ndeshjet e para miqësore që do të luhen sot janë: Clippers-Orlando, Denver-Washington, Brooklyn-New Orleans dhe Miami-Sacramento.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat