Habit të gjithë, lojtari me prejardhje nga Kosova, MVP më i ri në Izrael!

Basketboll

Habit të gjithë, lojtari me prejardhje nga Kosova, MVP më i ri në Izrael!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2020 Në ora: 00:38
Habit të gjithë, lojtari me prejardhje nga Kosova, MVP më i ri në Izrael!

Basketbollistët e Maccabi nga Tel Aviv fituan kampionatin izraelit, të cilët ishin më të mirë se Maccabi Rishon, duke triumfuar me rezultat  86:81 në finale të play-off-it në basketboll.

Lojtari i Maccabit, me prejardhje nga Kosova, Deni Avdija, djali i ish basketbollistit të Elektrokosovës së Prishtinës në fund të viteve të 70-ta, Zufer Avdija, u zgjodh MVP i turneut në Izrael.

Në moshën vetëm 19 vjeç, Deni u bë MVP më i ri në historinë e ligës izraelite. 

Image

Nga sezoni i ardhshëm, Avdija do të luajë në ligën NBA, ku ai tashmë është paraparë si një nga 10 lojtarët kryesorë në draftin e ardhshëm.

Gjatë sezonit në Maccabi, Avdija kishte mesatarisht 13.5 pikë për ndeshje, gjashtë kërcime dhe tre asistime, ndërsa në play-off ai mesatarisht 11 pikë, 7.5 kërcime dhe 2.5 asistime.

Maccabi Tel Aviv fitojë Kampionatin e 54-të të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat