Lakers përballen me Clippers

Basketboll

Lakers përballen me Clippers

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:46
Lakers përballen me Clippers

Pas pothuajse pesë muajve pauzë, sezoni 2019/20 i NBA do të rinisë në kompleksin Disney World të enjten, sipas orës lokale në SHBA, ndërsa pas mesnatës, të premten, sipas orës lokale në Kosovë.

Ndeshja e parë që do ta rinisë sezonin e NBA do të jetë ajo mes New Orleans Pelicans dhe Utah Jazz, që do të nisë në orën 00:00, ndërsa do të ndiqet nga superdueli mes Los Angeles Clippers dhe Los Angeles Lakers në orën 3:00 të mëngjesit.

Të premten do të zhvillohen gjashtë ndeshje të tjera, përderisa organizatorët shpresojnë që të gjithë ndeshjet të shkojnë sipas planit dhe të mos ketë infektime të lojtarëve tani që do të rinisë sezoni.

Secila nga 22 skuadrat që ndodhen në Orlando për rinisjen e sezonit do t’i luajë nga tetë ndeshje për ta caktuar radhitjen tabelare për play-offs. Pas këtyre tetë ndeshjeve do të përcaktohet top shtatëshja e Konferencës, ndërsa nëse klubi i radhitur në pozitën e nëntë dhe ai në pozitën e tetë mund të duhet ta luajnë një lloj barazhi për ta kompletuar tetëshen që shkon në play-offs.

Pas kësaj, faza e play-offs do të vazhdojë me të njëjtin format si zakonisht: Katër runde, seri me nga deri në shtatë ndeshje. Nëse plani i NBA shkon pa probleme, atëherë kampioni i ri do të shpallet brenda dy javëve të para të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat