Rexha: Liga e përbashkët, gjëja më e mirë për basketbollistët vendorë

Basketboll

Rexha: Liga e përbashkët, gjëja më e mirë për basketbollistët vendorë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 14:59
Rexha: Liga e përbashkët, gjëja më e mirë për basketbollistët vendorë

Në edicionin e ri pritet të fillojë edhe Liga e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë ligë do të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë afër nënshkrimit të marrëveshjes.

Kjo ide është pritur shumë mirë nga komuniteti i basketbollit në Kosovë, sidomos nga basketbollistët.

Kapiteni i Rahovecit, Bardh Rexha ka folur rreth idesë për Ligën e përbashkët.

“Sa i përket Ligës së përbashkët, është gjëja më e mirë për basketbollistët vendor. Edicioni i fundit ishte mjaft i suksesshëm për mua personalisht, sepse jam paraqitur në të gjitha ndeshjet dhe duke më afirmuar më shumë për të ardhmen, ku falënderoj trajnerën dhe klubin e Rahovecit. Ideja është e qëlluar për një garë të përbashkët, ku besojmë se, do të luajmë pa presion të gjitha skuadrat dhe tu jepet më shumë përparësi lojtarëve të rinj. Klubet e Kosovës shpresoj se do t’i japin më shumë rëndësi lojtarëve të rinj, duke i inkuadruar në çdo ndeshje dhe duke pasur minutat e nevojshëm”, është shprehur Rexha për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai është paraqitur edhe për grupmoshat e reja të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat