Ylli i NBA arsyetohet

Basketboll

Ylli i NBA arsyetohet

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:51
Ylli i NBA arsyetohet

Ylli i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i vetëm që nga rinisja e sezonit në NBA që nuk është gjunjëzuar dhe nuk e ka veshur bluzën me mbishkrimin Black Lives Matter  (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) dhe tani e ka arsyetuar këtë veprim të tij duke thënë se është fetar.

“Unë besoj se jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi. Kam menduar shumëçka para se ta merrja vendimin. Unë mendoj se gjunjëzimi dhe bluza me atë mbishkrim nuk shkojnë krah për krah me lëvizjen kundër racizmit”, tha Isaac.

“Unë besoj se jeta ime është përkrahur nga feja, nga Jezus Krishti dhe të gjithë ndërtohen në imazhin e Zotit kështu që të gjithë duhet të bashkohemi përmes lavdisë së Zotit”.

“Kur shikoni përreth, racizmi nuk është e vetmja gjë që po e lëndon shoqërinë tonë, vendin tonë, botën tonë. Mendoj se duhet të bashkohemi në mesazhin që duhet ta tejkalojmë çdo të keqe në shoqërinë tonë e jo vetëm racizmin. Mendoj se përgjigja e kësaj është ungjilli”.

Drejtësia sociale ka qenë njëra ndër elementet më të rëndësishme të rinisjes së NBA, pasi basketbollistët janë shprehur të përkushtuar ta përdorin platformën e tyre për të sjellë ndryshim pozitiv.

NBA ua ka lejuar atyre këtë gjë, duke ia mundësuar të gjithëve të shkruajnë mesazhe kundër racizmit në fanellat e tyre në vend të emrave, ndërsa në fushë është shkruar fjalia Black Lives Matter. Gjatë dy ditëve të para të ndeshjeve, çdo skuadër është ulur në gjunjë gjatë intonimit të himnit dhe kanë veshur fanella me shkrimin Black Lives Matter, si shenjë proteste kundër racizmit dhe brutalitetit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat