Krasniqi: Kur unë e Toni sfidonim Serbinë, disa në ëndërr me pas pa kishin me vdekur në gjumë 

Basketboll

Krasniqi: Kur unë e Toni sfidonim Serbinë, disa në ëndërr me pas pa kishin me vdekur në gjumë 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:18
Veton Kajtazi, i pari djathtas në këmbë dhe Blerim Krasniqi, i dyti djathtas ulur

Trajneri i basketbollit Blerim Krasniqi ka postuar një fotografi kur ishte pjesë e saj edhe Veton Kajtazi, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë.

Kajtazi ka qenë kryetar i klubit të basketbollit Prishtina dhe ka kontribuar edhe në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta.
“Në të gjitha fazat e zhvillimit të basketbollit ishe ti Toni.
Në ish Jugosllavi ti ishe ai i cili me fute në ekipin e të rinjve KB Prishtina ku 80% ishin serb.
Dhe ishte shumë e vështirë të futesh ne ekip se konkurrenca ishte shumë e madhe. Pastaj pata fatin të luaj edhe disa ndeshje së bashku me ty.

Gjatë okupimit të aparteidin serb, ne së bashku në ligen paralele u riorganizuam dhe kur shumica e atyre që sot janë në basketboll (ëndërr me pas pa kishin me vdekur në gjumë).

Ne zhvillonim aktivitet dhe gara në ligen tonë paralele, të Republikës së Kosovës.
Shumë tortura, rrahje, burgosje, por gjithnjë dilnim më të vendosur dhe te bindur se do të dalim fitues.
 Gjer në ditët e sotme ti ishe pran basketbollit dhe me basketbollin.

Klubin e zemrës KB Prishtina.
Kontributi yt në zhvillimin e basketbollit, do të shkruhet me shkronja te arta.
Prehu në paqe shoku im. Toni...!!!”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat