Basketbollisti me prejardhje nga Kosova thyen dy rekorde në NBA

Basketboll

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova thyen dy rekorde në NBA

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:11
Basketbollisti me prejardhje nga Kosova thyen dy rekorde në NBA

Basketbollisti slloven me prejardhje nga Kosova, Luka Donçiç, ka bërë histori në NBA, me një dyshifror të trefishtë “madhështor”, të martën mbrëma.

Në fitoren e ekipit të tij Dallas, ndaj Sakramentos, 114 me 110, djaloshi me rrënjë nga Klina, regjistroi 34 pikë, 20 kërcime dhe 12 asistime.

Me këto shifra, ai bëhet lojtari i parë i Mavericks që realizon diçka të tillë. Asnjë basketbollist tjetër në histori të këtij klubi nuk ia doli të arrijë dyshifror të trefishtë me të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.

Pos kësaj, Doncic e kapi edhe një rekord tjetër magjik, në gjithë ligën. Ai u bë edhe lojtari më i ri në NBA, që regjistron dyshifror të trefishtë me të paktën 30 pikë e 20 kërcime.

Këtë, slloveni kosovar e arriti me vetëm 21 vjet e 158 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat