Sipahi: E falënderoj klubin e Real Betisit

Basketboll

Sipahi: E falënderoj klubin e Real Betisit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 17:37
Sipahi: E falënderoj klubin e Real Betisit

Kenan Sipahi edhe zyrtarisht është basketbollist i klubit turk, Fenerbahce.

Për transferimin e tij në Fenerbahce, Insporti ka raportuar një muaj më parë se ka arritur marrëveshje për t’u kthyer në basketbollin turk.

Pak minuta më parë gjiganti turk përmes rrjeteve sociale e ka konfirmuar ardhjen e tij, gjersa ka folur edhe vetë lojtari pas zyrtarizimit.

Ai ka thënë se ndihet i lumtur me rikthimin dhe mezi po pret që të takohet me disa prej ish-bashkëlojtarëve.

“Në kohën kur jam ndarë nga klubi u ndjeva keq. Tani jam i ngazëllyer me faktin se do të bashkohem me disa ish-bashkëlojtar si dhe me ca të rinj, do të bëjmë më të mirën për ekipin. E falënderoj klubin e Real Betisit që më lejoi të largohem. Jam tejet i lumtur dhe mezi po pres të nis sezoni i ri”, tha ndër të tjerash Spahiu.

Kujtojmë se basketbollisti 25-vjeçar më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Tofasit, Besiktasit dhe Karsiyakas.

Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me ekipin e drejtuar nga Zhelko Obradoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat