Lakers-at dështojnë - Bota Sot
Lakers-at dështojnë

Basketboll

Lakers-at dështojnë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:08
Lakers-at dështojnë

Los Angeles Lakers dështuan në të dytën përballje radhazi në NBA, këtë herë pa LeBron James në dispozicion. Mungesa e 35-vjeçarit u ndie jo pak në disfatën 97-113 të kalifornianëve ndaj Houston Rockets, në radhët e të cilëve spikati James Harden me plot 39 pikë e 12 asiste, ndërsa Ben McLemore shtoi 20 pikë te tjera për ekipin teksan. Te Lakers-at shunuesi më i mirë rezultoi Kyle Kuzma me 21 pikë, ndërsa Anthony Davis realizoi vetëm 17 pikë dhe kontrolloi 12 topa.

Mbrëmje e shkëlqyer për Damian Lillard, që me plot 45 pikë, 12 asiste dhe 3 rikuperime udhëhoqi Portland Trail Blazers në suksesin 125-115 përballë Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado vuajti formën e dobët të Nikola Jokicit, që e mbylli takimin me vetëm 8 pikë e 13 asiste, pa dhënë ndihmën e duhur për skuadrën, edhe pse Michael Porter Jr. realizoi 27 pikë.

Edhe pse nuk kuptohet nga rezultati përfundimtar 116-130, Milwaukee Bucks vuajtën jo pak për të mposhtur Miami Heat. Në pushimin mes pjesëve Bucks kishin 17 pikë disavantazh, por falë një rezultati të pjesshëm 18-38 në periodën e fundit mundën të mposhtnin ekipin nga Florida. Nga 33 pikë secili realizuan Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo (basketbollisti gek shtoi edhe 12 “rebound”), ndërsa për Heat nuk mjaftoi fakti që plot 7 basketbollistë arritën numër dyfishror pikësh (më i miri me 21 pikë ishte Duncan Robinson).

Los Angeles Clippers arritën të mposhtnin Dallas Mavericks 126-111 me Kawhi Leonard dhe Paul George që rrëmbyen skenën respektivisht me 29 dhe 24 pikë. Në kampin kundërshtar nuk mjaftuan 30 pikë të Kristaps Porzingis dhe 29 të Luka Doncic.

Sfida më spektakolare u luajt mes New Orleans Pelicans dhe Sacramento Kings, që u mbyll me rezultatin 125-140. Spikatën për Kings Bogdan Bogdanovic 35 pikë dhe De’Aaron Faox me 30 pikë dhe 10 asiste.

Phoenix Suns, ndërkohë iu imponuan 114-99 Indiana Pacers.

Rezultatet:

New Orleans Pelicans-Sacramento Kings 125-140

Miami Heat-Milwaukee Bucks 116-130

Indiana Pacers-Phoenix Suns 99-114

Los Angeles Clippers-Dallas Mavericks 126-111

Portland Trail Blazers-Denver Nuggets 125-118

Los Angeles Lakers-Houston Rockets 97-113

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat