Europa tallet me basketbollin shqiptar, ja kush e thotë

Basketboll

Europa tallet me basketbollin shqiptar, ja kush e thotë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:49
Arben Fagu

Basketbolli shqiptar nuk po kalon një periudhë të qetë, ku si të mos mjaftonin rezultate e dobëta të dekadave të fundit, sezoni aktual i ndërprerë në mars prej pandemisë vijon të jetë në ajër dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të. Trajneri i Partizanit, Arben Fagu, ka komentuar së fundmi gjendjen që po kalon sporti i koshit në vend. Si gjithnjë, Fagu tregohet i drejtpërdrejtë dhe për të shkaktari kryesor i kësaj situate mbetet Federata Shqiptare e Basketbollit, teksa akuzon hapur mënyrën e drejtimit të FSHB-së. Madje, trajneri thotë se federata përcakton edhe fituesit.

“E kuptojmë se ku jemi kur shikojmë përfaqësimet duke nisur që nga moshat deri te Kombëtarja, teksa tek ekipi i femrave kemi regjistruar humbje me më shumë se 100 pikë diferencë. Jemi futur në librin ‘Guinness’ të të tallurit, teksa sot Europa tallet me basketbollin shqiptar.

E kemi kthyer këtë sport nga një krenari të vendit në një fushë ku të tjerët na përbuzin”, deklaron trajneri kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat