Sirko largohet nga Peja

Basketboll

Sirko largohet nga Peja

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:19
Sirko largohet nga Peja

Basketbollisti Henrik Sirko ka konfirmuar largimin e tij nga Peja.

 “Faleminderit Peja dhe ‘Shqiponjat’ për gjithçka”, ka shkruar Henrik Sirko në “Facebook”.

Sirko është rikthyer në Kroaci dhe i është bashkuar klubit të vendlindjes, Shibenik.

Ai në 24 paraqitje në Superligë me Pejën ka qenë pikëshënuesi i pestë në ekip me 18.0 pikë, 8.7 kërcime (lider i kërcimeve të Peja), 3.7 asistime dhe 1.5 vjedhje topash për ndeshje. Shirko ndihmoi Pejën në fitimin e Kupës së Kosovës ku edhe u zgjodh si MVP. Ndërsa në Ligën Ballkanike me Pejën ka pasur një paraqitje prej 16.7 pikë, 8.8 kërcime dhe 2.4 asistime për ndeshj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat