Lakers konfirmohet jashtë forme - Bota Sot
Lakers konfirmohet jashtë forme

Basketboll

Lakers konfirmohet jashtë forme

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:49
Boooker

Dallas Maverick është rikthyer te fitorja, teksa ka arritur të mposhtë Milwaukee Bucks me shifrat 136-132. Në “The Arena” të Orlandos, u zhvillua një nga sfidat më spektakolare të mbrëmjes, ndërsa në fund u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin.

Vendasit arritën të fitojnë fraksionin e par dhe të tretë të ndeshjes, ndërsa i dyti dhe i katërti shkoi për Bucks, duke bërë që koha ed rregullt të mbyllej në barazim 119-119. Koha shtesë shkoi në favor të Dallas që fitoi me shifrat 17-13 dhe gjithë ndeshjen 136-132.

Basketbollisti slloven Luca Doncic ishte protagonist i padiskutueshëm për Dallas Mavericks, pasi shënoi 36 pikë, rikuperoi 14 topa dhe dha 19 asiste, ndërsa greku Antetokounmpo i Milwaukee e mbylli ndeshjen me vetëm 34 pikë të shënuara.

Los Angeles Lakers nuk është aspak në formë të mirë që prej rikthimit, pasi ka pësuar edhe humbjen e 5-të në 9 ndeshje. Në “HP Field House” të Orlandos, Indiana Pacers ia doli t’u imponohet miqve nga Los Angeles me shifrat 116-111.

T.J. Warren ishte protagonist për Pacers me 39 pikë të shënuara, 5 rikuperime dhe një asist, ndërsa LeBron James nuk shkoi më shumë se 31 pikë të shënuara, në një ndeshje të komplikuar për Lakers.

Me fitoren e 6 radhazi dhe të 7-ën në 8 ndeshje të zhvilluara që prej rifillimit, Phoenix Suns ka ndezur shpresat për një vend në Play Off. Viktima e radhës e Suns ka qenë Miami Heats, që në “Visa Athletic Center” të Orlandos luajti vetëm në fraksionin e parë dhe më pas u dorëzua.

Sfida u mbyll me rezultatin final 112-119, ndërsa protagonist absolut në suksesin e Phoenix Suns ishte 23-vjeçari Devin Booker, që shënoi 35 pikë, dha 6 asiste dhe rikuperoi 3 topa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat