Ja kur hapet afati kalimtar në basketbollin e Kosovës

Basketboll

Ja kur hapet afati kalimtar në basketbollin e Kosovës

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njoftoi të gjitha klubet se nga data 10 gusht do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendor.

Afati kalimtar do të mbyllet më 7 shtator.

Ndërkaq më 1 gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021. Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat