Maxhuni firmos për ekipin estonez 

Basketboll

Maxhuni firmos për ekipin estonez 

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:20
Maxhuni firmo për ekipin estonez 

Basketbollisti i talentuar, Edon Maxhuni, vazhdon karrierën në klubin nga Estonia, Parnu. 

Edon Maxhuni, 186 cm dhe 22 vjeç, firmos kontratë njëvjeçare me Parnu Sadamin, i cili luan në ligën e përbashkët estoneze-letoneze.

“E di që kemi një ekip të ri dhe ka entuziazëm të madh!”, tha Maxhuni.

“Roli im është të jem organizatori i ekipit. Trajneri pret që unë të jem shembull në udhëheqje në fushë, të jem i gatshëm të bëj pikë”, tha mes të tjera Edoni, ndryshe është djali i ish basketbollistit Besimi. 

Në verën e vitit 2019, Maxhuni përfaqësoi Finlandën në Universiada e Napolit, ku shënoi 10.3 pikë, 2.0 asistime dhe 1.7 kërcime për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat