Grabovci dhe Shatri biseduam rreth situatës momentale në sportin e Kosovës

Basketboll

Grabovci dhe Shatri biseduam rreth situatës momentale në sportin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:09
Grabovci dhe Shatri biseduam rreth situatës momentale në sportin e Kosovës

Arbër Grabovci - zv/Ministër i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, e ka pritur selektorin e Kombëtares së Kosovës në basketboll (femrat), Fidan Shatri. Ata biseduan rreth situatës që po ballafaqohet sporti dhe shteti i Kosovës në përgjithësi nga pandemia.  

“Sot prita në takim selektorin e përfaqësueses së Kosovës, në basketboll në konkurrencën e femrave z. Fidan Shatrin, me të cilin biseduam rreth situatës momentale në sportin tonë dhe ndikimin e pandemisë së virusit Covid -19 në mbarëvajtjen e aktiviteteve me theks të veçantë në basketboll.

Gjatë takimit folëm rreth organizimit të përfaqësueses “A” të Kosovës në konkurrencën e femrave, e që pritet në shtator të ketë grumbullimin e parë, dhe sfidave që do të ketë formimi i ekipit tonë përfaqësues”, ka shkruar Grabovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat