Blerim Vuniqi - basketbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Basketboll

Blerim Vuniqi - basketbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2020 Në ora: 20:37
Blerim Vuniqi - basketbollist i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Sporti ka luajtur rol të madh në të gjitha periudhat, sidomos në vitet e 90-ta, të cilët të parët i thanë jo garave me klubet ish jugosllave dhe me klubet nga Serbia!

Sportistët dhe sportistet ashtu si munden u organizuan dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.
Blerim Vuniqi i takon Gjeneratës së Republikës. Vuniqi ka qenë prej basketbollistëve më të shquar në vitet e 90-ta. Ai me përvojën e tij i ka dhënë zemër të madhe djelmoshave të ri në kohën kur në çdo sekondë jeta ka qenë në rrezik.

Vuniqi ka dhënë kontribut të madh në kohëra më të vështira.

Ai ka qenë i pandalshëm me mijëra sportistë, duke sakrifikuar gjithçka për të mbajtur gjallë basketbollin dhe në përgjithësi sportin e Kosovës. 

Vuniqi, asnjëherë nuk u tremb nga shantazhet dhe kërcënimet e regjimit serb. 
Ai si basketbollist, me guxim dhe me vendosmëri iu kundërvu milicisë serbe.

Vuniqi sot jeton një jetë të lumtur dhe është krenarë për kontributin që ka dhënë në kohërat më të vështira për sportin dhe shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat