“Debutuesi më i mirë i sezonit”

Basketboll

“Debutuesi më i mirë i sezonit”

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:09
“Debutuesi më i mirë i sezonit”

Ja Morant, që luan në NBA me skuadrën e Memphis Grizzlies, është zgjedhur si “Rookie of the year” (debutuesi më i mirë i sezonit në NBA). 21-vjeçari fitoi konkurrencën me Kendrick Nunn (Miami) dhe Zion Williamson (New Orleans).

99 nga 100 gazetarët sportivë të NBA-së votuan pikërisht për Morant, që grumbulloi 498 pikë, duke lënë pas Nunn me 204 pikë e Williamson me 140 pikë. Ky trofe i jepet basketbollistit më të mirë, në sezonin e tij të parë në NBA.

Deri në mars, kur u ndërpre sezoni i rregullt, ylli i Memphis kishte një mesatare prej 17.6 pikësh e 6.9 asist për ndeshje si dhe një mesatare prej 49.1% të gjuajtjeve.

Ai ështe një nga 3 lojtarët e këtij sezoni që kishte këtë mesatare të lartë (dy të tjerët ishin LeBron James dhe Nikola Jokic).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat