Demirel do të jetë në ceremoninë e marrëveshjes, ofron përkrahjen për Ligën Unike 

Basketboll

Demirel do të jetë në ceremoninë e marrëveshjes, ofron përkrahjen për Ligën Unike 

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:11
Demirel do të jetë në ceremoninë e marrëveshjes, ofron përkrahjen për Ligën Unike 

Presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel do të jetë i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll.

Marrëveshja do të nënshkruhet nesër (më 10 shtator) nga ora 19:00 në Tiranë, ku Demirel do të ofrojë përkrahen e tij dhe institucionit që ai drejton.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) që disa muaj janë duke punuar intensivisht për themelimin e kësaj lige, kurse nga fillimi kanë pasur përkrahjen nga FIBA Evropa.

Demirel, i cili vitin e kaluar kishte qenë në Kosovë për të ofruar përkrahje për basketbollin e Kosovës, do të mbajë një fjalim në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për të treguar se e përkrah Ligën dhe do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ndërkohë, marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z.Edi Rama, i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE.

Në Ligën Unike do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Po ashtu të enjten Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues,  e do të emërojnë stafin e zyrës së Ligës UNIKE.

Duhet theksuar se ky është një hap i madh për basketbollin në hapësirat shqiptare duke formuar ligën UNIKE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat