Kampionët në fuqi eliminohen

Basketboll

Kampionët në fuqi eliminohen

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 10:59
Kampionët në fuqi eliminohen

Aventura e kampionëve në fuqi të NBA-it, kanadezëve të Toronto Raptors është mbyllur në fazën çerekfinale të Play Off-it, pasi humbën ndeshjen e shtatë dhe të fundit ndaj Boston Celtics, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Sfida e zhvilluar në “AdventHealth Arena” të Orlandos ishte si një finale e vërtetë mes dy skuadrave, pasi fituesja do të vijonte për me tej, duke qenë se rezultati i përgjithshëm ishte barazim 3-3, ndërsa në fund ishin Celtics ata që ia dolën.

Kanadezët e nisën më mirë ndeshjen dhe ia dolën të fitojnë fraksionin e parë me një pikë diferencë, por në pjesën e dytë ishin Celtics që dominuan dhe rikthyen avantazhin e përgjithshëm me 4 pikë.

Toronto u përpoq të reagojë edhe një herë në fraksionin e tretë, por pa arritur të marrë avantazhin, ndërsa pjesa e fundit ishte vërtetë emocionuese, megjithatë gjithçka shkoi në favor të Celtics, që fituan 16-20 dhe gjithë ndeshjen 87-92.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat