‘Xhebrailat’ nderojnë ish kryetarin e parë të FBK-së, Isuf Lumi

Basketboll

‘Xhebrailat’ nderojnë ish kryetarin e parë të FBK-së, Isuf Lumi

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:40
‘Xhebrailat’ nderojnë ish kryetarin e parë të FBK-së, Isuf Lumi

Një njeri që nuk harrohet, një personalitet i shquar që i kishte dhënë frymë basketbollit dhe sportit në përgjithësi, por që sot nuk është në këtë botë. 

Është Isuf Lumi, kryetar i parë i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai para 10 viteve ka ndërruar jetë kur ka qenë në postin e sekretarit të përgjithshëm të FBK-së.  

Tifozët e sportit ‘Xhebrailat’ në 28 vjetorin e themelimit, nderojnë Isuf Lumi!

Image

Lumi ka qenë njeri që ka sakrifikuar shumë në vitet e 90-ta për sportin në përgjithësi. 

Njeriu i guximshëm, njeri i vizioneve në vitet e 90-ta, që i rezistoi pushtuesit serb! Jo vetëm në basketboll, ai e ndihmoi edhe futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat