Denver barazon gjithçka ndaj Clippers, finalisti i Konferencës vendoset në ndeshjen e shtatë

Basketboll

Denver barazon gjithçka ndaj Clippers, finalisti i Konferencës vendoset në ndeshjen e shtatë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 09:13
Foto Ilustrim

Denver Nuggets ka fituar edhe ndeshjen e dytë radhazi ndaj Los Angles Clippers për ta barazuar serinë në 3-3.

Clippers kishin epërsi të lartë prej 16 pikëve pas dy çerekëve të parë, por në fund e humbën takimin me 13 pikë epërsi 111:98.

Qendra Nikola Jokic ishte më i miri tek Nuggets, ku e mbylli takimin me 34 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jamal Murray që shtoi 21 pikë si dhe Garry Harris me 16 të tjera.

Paul George me 33 pikë ishte më efikasi tek Clippers, ndërsa Kawhi Leonard shtoi 25 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Tani finalisti i Konferencës së Perëndimit do të zhvillohet në ndeshjen e shtatë e cila zhvillohet të mërkurën pas mesnate.

Kujtojmë që fituesi i këtij dueli në finale do të përballet me Los Angeles Lakers që eliminuan pa problem Houston Rockets me rezultat 4-1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat