Giannis në dilemë

Basketboll

Giannis në dilemë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:26
Giannis në dilemë

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka nisur bisedimet me drejtuesit e skuadrës së Milwaukee Bucks për të diskutuar për të ardhmen. Skuadra u eliminua në gjysmëfinalet play off të NBA-së edhe pse kishte rekordin më të mirë të sezonit të rregullt.

Lojtari i shpallur MVP sezonin e kaluar nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij edhe pse gjasat janë që ai të qëndrojë te Bucks. Giannis ka takuar një nga pronarët e klubit, Marc Lasry, për të marrë garancitë e duhura për sezonin e ri.

Mediat amerikane raportojnë për një rinovim të kontratës, pasi klubi ka premtuar më shumë investime sezonin e ri, për të sjellë 1 ose 2 lojtarë “big”. Gjithsesi, palët do të bisedojnë sërish javën e ardhshme, pasi basketbollisti është me pushime.

Antetokounmpo ka mundësinë që të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bucks, me një super-rinovim (240 milionë për 5 seoznet e ardhshme). Në të kundërt, në fund të sezonit të ardhshëm ai do të jetë “free agent” (lojtar i lirë) për të shkuar kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat