Shtyhet turneu 3x3 i vajzave

Basketboll

Shtyhet turneu 3x3 i vajzave

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:04
Shtyhet turneu 3x3 i vajzave

Turneu “Women Streetball AA Prishtina” i organizuar nga Klubi i Basketbollit AA (Kerasan) Prishtina në konkurrencën e femrave do të shtyhet për shkak të masave anti-Covid.

Turneu ka qenë i paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00 në Marigona Rezidencë në fushën e hapur të basketbollit, megjithatë, me rekomandimin e institucioneve shëndetësore është shtyrë për një datë tjetër.

Turneu do të shtyhet për një datë tjetër, ku do të njoftojmë me kohë, njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat