Skuadra më e mirë e NBA këtë sezon, James vendos rekord të pabesueshëm

Basketboll

Skuadra më e mirë e NBA këtë sezon, James vendos rekord të pabesueshëm

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 21:56
LeBron James

NBA ka publikuar sot skuadrën më të mirë të sezonit që po lëmë pas.

Skuadra e parë më e mirë ka emra si Luka Doncic, James Harden, LeBron James, Giannis Antetokounmpo dhe Anthony Davis.

Doncic është lojtari më i ri ndonjëherë që është zgjedhur në skuadrën më të mirë të sezonit. LeBron ndërkohë është bërë basketbollisti me më shumë paraqitje në këto zgjedhje, me 16 sosh.

Skuadra e dytë më e mirë përbëhet nga Chris Paul, Damian Lillard, Kawhi Leonard, Pascal Siakam dhe Nikola Jokic.

Kurse skuadra e tretë më e mirë udhëhiqet nga Russell Westbrook, Ben Simmons, Jayson Tatum, Jimmy Butler dhe Rudy Gobert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat