James vendos rekord

Basketboll

James vendos rekord

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:04
James vendos rekord

NBA ka shpallur formacionin ideal të sezonit 2019-2020, duke zbuluar 5 lojtarët më të mirë.

Ata janë: LeBron James (Lakers), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), James Harden (Houston Rockets), Anthony Davis (Lakers) dhe Luka Doncic (Dallas).

LeBron dhe Giannis ishin dy basketbollistët më të votuar, duke marrë secili nga 500 pikë, Harden 474 pikë, Davis 455 dhe Doncic 416 pikë. Në formacionin rezervë u klasifikuan Kawhi Leonard, Nikola Jokic, Damian Lillard, Chris Paul dhe Pascal Siakam.

Për LeBron James ky është një rekord në NBA, pasi është hera e 16-të që zgjidhet në formacionin më të mirë të sezonit. Ai kaloi në këtë renditje Kareem Abdul-Jabbar, Kobe Bryant e Tim Duncan, me nga 15 përzgjedhje (13 herë përzgjidhet në formacionin e parë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat