Goga Basket zyrtarizon përforcimin  

Basketboll

Goga Basket zyrtarizon përforcimin  

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:36
Goga Basket zyrtarizon përforcimin  

Skuadra nga Tirana, Goga Basket, anëtar i Ligës Unike të basketbollit, Kosovë – Shqipëri, zyrtarizon përforcimin e ri. 

“Goga Basket njofton marrëveshjen me gjigandin Endrit Hysenagolli.
Lojtari kryeqytetas pas dy sezoneve në Durrës me skuadrën e Teutës i bashkohet skuadrës tonë. 

Një nga shtyllat kryesore të skuadrës tonë kombëtare por dhe një nga sportistët më cilësor të dekadave të fundit do të veshë fanellën e Goga Basket. 

I urojme Endritit suksese në këtë rrugëtim të ri duke i dhuruar sportdashësve dhe tifozerisë tonë sa më shumë emocione dhe fitore”, njofton Goga Basket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat