Burime jozyrtare kanë konfirmuar se Giannis Antetokounmp është MVP i sezonit 2019/2020 në NBA, shkruan Insporti.
Sulmuesi i Milwaukee Bucks, greku Giannis Antetokounmpo është shpallur lojtar i viti për herën e dytë radhazi sipas burimeve të NBA.
Ky çmim zyrtarisht do të prezantohet gjatë mbrëmjes së sotme ( e premte). Giannis bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që fiton MVP dhe Mbrojtësi Më i Mirë i Vitit pas legjendave Hakeem Olajuwon dhe Michael Jordan.
Giannis Antetokounmpo pati mesatare prej 29.5 pikëve, 13.6 kërcimeve dhe 5.6 asistimeve.
Ai bëhet lojtari i 12-të që fiton dy çmime MVP radhazi pas Stephen Curry, James, Nash, Tim Duncan, Jordan, Magic Johnson, Larry Bird, Moses Malone, Kareem Abdul-Jabbar, Wilt Chamberlain dhe Bill Russell.