Rama mbetet kryetar i  Rahovecit

Basketboll

Rama mbetet kryetar i  Rahovecit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:29
Rama mbetet kryetar i  Rahovecit

Më në fund dashamirëve të basketbollit në Rahovec iu ndërpritet ankthi dhe brengat për fatin e klubit më të suksesshëm në historikun e sportit rahovecas, atë të basketbollit, mbase Kuvendi Zgjedhor ka përfunduar në atmosferën konstruktive dhe tolerante, ku Alban Rama mbetet kryetar i Bordit.

Kuvendi është mbajtur para dyerve të mbyllura, ndërkaq gazetarëve nuk i është lejuar as marrja e pamjeve, por burime të InfoRahoveci brenda kuvendit, bëjnë të ditura se anëtarët tjerë të bordit janë Besart Zeka, Ardian Sharku, Xhihad Vuçitërna, Jusuf Dërmala, Destan Kërçagu, Bedri Sylka, Isa Rama, Florim Haxhimeri dhe Blerim Delibeqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat