Hallakatet basketbolli maqedon, kjo iu ka ndodhur!

Basketboll

Hallakatet basketbolli maqedon, kjo iu ka ndodhur!

Nga: K.Goca Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:10
Hallakatet klubi i njohur maqedon, kjo iu ka ndodhur!

Dhjetë ditë para fillimit zyrtar të sezonit të ri në Kampionatin e basketbollit në Maqedoninë e Veriut, koronavirusi hallakat ekipin më të trofeshëm Rabotniçki, shkruan “Ekipa.mk”.  

“Sipas informacioneve tona, dy basketbollistë, një i huaj, tjetri vendorë, janë ankuar për simptomat e Covid-19, dhe pas testit ata rezultuan pozitiv.

Pritet që në 24 orët e ardhshme të gjithë basketbollistët e Rabotniçki të testohen, por problemi është edhe më i madh kur dihet se kjo skuadër ka luajtur dy ndeshje miqësore në pesë apo gjashtë ditët e fundit, kundër TFT dhe Kumanovës.

Jozyrtarisht, nuk ka basketbollistë në këto dy skuadra me simptoma të koronavirusit, por pritet testimi edhe në këta lojtarë të ligës së parë.
Drejtuesit e federatës janë të informuar gjithashtu për gjithë situatën, pasi ata përballen me një problem të madh vetëm dhjetë ditë para fillimit të sezonit. 

Rabotniçki do të takohet me MZT Skopjen në javën e parë, por problemi do të thellohet nëse virusi përhapet edhe te Kumanova dhe TFT, të cilat mund të vonojnë fillimin e sezonit”, shkruan mediumi  maqedon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat