Rifati paralajmëron: Premtoj që një nga titujt do të zbarkon në kryeqytetin historik të Kosovës

Basketboll

Rifati paralajmëron: Premtoj që një nga titujt do të zbarkon në kryeqytetin historik të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:04
Rifati paralajmëron: Premtoj që një nga titujt do të zbarkon në kryeqytetin historik të Kosovës

Atmosferë po, të mobilizuar po, të kompletuar po,  me kushte të mira po, tani synojnë njërin nga trofetë në basketbollin e Republikës së Kosovës. 

Është fjala për njërin nga klubet më të organizuar dhe simpatik në Kosovë, Ponte Prizreni!

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Rifati, tha se po ndërtojnë një ekip jashtëzakonisht të fortë dhe të frikshëm edhe për rivalët. 

Image

Ponte Prizreni është shumë korrekt me basketbollistë dhe ka kryer të gjitha obligimet duke iu falënderuar edhe kryetarit dhe kryesisë së klubit! 

Rifati apo prej trajnerëve më të palodhshëm në vendin tonë, shprehet optimist para edicionin të ri. 
Si shumë të tjerë, edhe ai ka brengën e pandemisë – virusit korona, që ka shkaktuar telashe të mëdha jo vetëm në vendin tonë por në tërë globin. 
 
“Bota sot”: Ponte Prizreni po përforcohet, si e sheh ekipin për edicionin e ri, a do të jetë edhe më i fortë se në kampionatin paraprak?
Arbnor Rifati:
Po, është fakt që jemi përforcuar dhe njëherit kemi ruajtur skeletin e skuadrës nga viti kaluar duke shtuar edhe Arti Hajdarin në skuadër. 

Në letër jemi më të fortë se dy vitet e kaluar, por çdo gjë varet edhe nga skuadrat tjera se si do të jenë në konkurrencë, por jemi skuadër shembull në organizim e mbi gjitha me korrektësi në raport me lojtarët.

“Bota sot”: A mendoni se koha e pandemisë ka shkaktuar shumë telashe edhe te Ponte Prizreni, si në shumë klube të rajonit dhe në botë?
Arbnor Rifati:
Pandemia jo klubet po ka bërë një kaos në gjithë globin, në shtetet e zhvilluar nuk shihet ndonjë dëm edhe aq i madh në botën sportive, po kjo ka prekur më shumë vendet jo të zhvilluara mirë ekonomikisht përfshirë Kosovën.

Ponte Prizreni ka humbur disa sponzorë sekondar për shkak të këtij problemi, po fatmirësisht sponzorët kryesore PONTE edhe ABI qëndruan afër nesh, tani jemi konsoliduar, jem të gatshëm për sfida që na presin, njeherit nga e kaluara, para dhe gjatë pandemisë me lojtarët, administratën, e obligimet tjera që na janë detyru jemi 00. Për këtë jemi të lumtur dhe i falënderojë kryetarin dhe bordin për punën  e bërë.

“Bota sot”: Çka premton Rifati dhe a pretendoni edhe përforcime tjera, si dhe synimet me ekip?

Arbnor Rifati: Unë premtoj që një nga titujt (kampioni apo kupa) do të zbarkon në kryeqytetin historik të Kosovës.
Premtoj ndeshje të bukura dhe spektakolare që edhe nëse shikuesit nuk do të jenë në palestra (për shkak të pandemisë) do të kënaqen pran ekraneve televizive.

Përforcime për momentin jo pasi merkaton e verës e kemi mbyllur e në të ardhmen a do të varen nga rezultatet dhe përformanca e lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat