Denver Nuggets ngushton epërsinë e LA Lakers – LeBron James i acaruar me humbjen

Basketboll

Denver Nuggets ngushton epërsinë e LA Lakers – LeBron James i acaruar me humbjen

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:16
Foto Ilustrim

Denver Nuggets është këndellur në përballjen e tretët me Los Angeles Lakers në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në NBA.

Nuggets kishin humbur dy takimet e parë ndaj Lakers me rezultat 126-114 dhe 105-103, mirëpo që kanë arritur të këndellën në përballjen e zhvilluar në orët epara të ditës së mërkurë.

Denver arriti që të fitonte 114-106, për të zvogëluar diferencën e krijuar nga Lakers në dy takimet e para.

Dy çereket e para i takuan Nuggetsit që fitoi me rezultatet 29-27 dhe 34-26.

Kjo epërsie e tyre e mirë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, përkatësisht në çerekun e tretë me tetë pikë dallim, 30-22, derisa të katërtin e humbën me 21-31.

Fituesi mes të dy skuadrave do të përcaktohet në dy ndeshjet e radhës që zhvillohem ë 25 dhe 27 shtator, për të përcaktuar se kush kalon në finalen e play-offit të NBA, aty ku do të takohen me Boston Celtics ose Miami Heat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat