Miami fiton ndaj Boston, prek me një dorë finalen e madhe

Basketboll

Miami fiton ndaj Boston, prek me një dorë finalen e madhe

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:16
Tyler Herro dhe Goran Dragic

Miami Heat ka shënuar fitore ndaj Boston Celtics me rezultat 112:109, në një ndeshje tejet interesante dhe rivalizuese deri në fund.

Më këtë fitore Miami e qon serinë në 3-1, ku vetëm një fitore i duhet që të kalojë në finalen e madhe të NBA.

Finalja e katërt në Konferencën Lindore, shkoi nën performancën e shkëlqyer Tyler Herro që shënoi 37 pikë.

Te Celtics më i miri sa i përket pikëve ishte Jayson Tatum me 28 sosh.

Te Heat spikatë edhe slloveni Goran Dragic me 22 pikë, pesë kërcime, tre asistime dhe Jimmy Butler 24 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat