‘Mbreti’ James ofron përsëri spektakël në NBA, Lakers kalon në finalen e madhe

Basketboll

‘Mbreti’ James ofron përsëri spektakël në NBA, Lakers kalon në finalen e madhe

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:00
LeBron James

Në vitin 2013, trajneri i Indiana Pacers, Frank Vogel, ishte vetëm një fitore larg arritjes në finalet e NBA.

Në vend të kësaj, ai u pengua nga basketbollisti i atëhershëm i Miami Heat, LeBron James dhe kurrë nuk e arriti ëndrrën e tij për të qenë trajner në Finale.

Shtatë vjet më vonë, Vogel është tani trajneri kryesor i Los Angeles Lakers, dhe në vend që të qëndrojë gjithë natën duke strategjizuar se si të ndalet LeBron James, ai duhej vetëm të shikonte magjinë që basketbollisti i tij e dha gjatë këtyre ndeshjeve.

James regjistroi triple-doublen e tij të 27-të në karrierë dhe Los Angeles Lakers mposhti Denver Nuggets, 117-107, në Lojën 5 për të fituar serinë 4-1 dhe për të kaluar në finalet e NBA.

Lakers tani do të presin përfundimin e serive në finalen e Lindjes mes Miami Heat dhe Boston Celtic, për të synuar fitimin e ‘unazës’, atje ku mund të kemi rikthim të një finalje të du titanëve në basketbollin amerikan, Boston Celtics dhe La Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat