Miami Heat kualifikohet në finalen e madhe të NBA – kontestojnë titullin me Lakers

Basketboll

Miami Heat kualifikohet në finalen e madhe të NBA – kontestojnë titullin me Lakers

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 07:58
Miami Heat kualifikohet në finalen e madhe të NBA – kontestojnë titullin me Lakers

Miami Heat kanë marrë një fitore të madhe kundër Boston Celtics.

Me rezultatin 125:113, Miami Heat kanë triumfuar në ndeshjen e gjashtë të finales së konferencës lindore.

Heat kështu shpallen kampionët e lindjes, për të prekur finalen e madhe ku i pret skuadra nga perëndimi, LA Lakers.

Tyler Herro dhe Jimmy Butler ishin dyshja më e dalluar në fitoren e mbrëmshme të Heat ndaj Celtics.

Me fitoren e mbrëmshme një të arritur regjistron edhe Erik Spoelstra, me 82 fitore në ‘Play Off’, për vendin e tetë me më së shumti fitore si trajner, në të gjitha kohërat.

Lakers dhe Heat do të përballen në një seri finale ku skuadra që fiton katër ndeshje shpallet kampione e këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat