NBA: Konfirmohet orari për ndeshjet finale mes Lakers dhe Miami

Basketboll

NBA: Konfirmohet orari për ndeshjet finale mes Lakers dhe Miami

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Mbrëmë është mësuar edhe skuadra e dytë finaliste në NBA.

Los Angeles Lakers do të presin në finalen e madhe skuadrën e Miami Heat.

Një fitore e madhe ndaj Boston Celtics bën që Heat të kalojnë në pengesën e fundit, e cila do të jetë më e vështira për t’u thyer.

Butler, Adebayo, Herro e Dragic do të synojnë të thyejnë skuadrën që në krye ka LeBron James me Anthony Davis.

Finalja luhet në seri prej shtatë ndeshjeve (nëse janë të nevojshme të gjitha), ku skuadra që arrin shifrën e katër fitoreve shpallet kampione.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell orarin për këto ndeshje, sipas kohës sonë lokale.

Ndeshja 1: E mërkurë, 01/10, ora 03:00 (21:00)
Ndeshja 2: E premte, 03/10, ora 03:00 (21:00)
Ndeshja 3: E dielë, 05/10, ora 01:30 (19:30)
Ndeshja 4: E martë, 07/10, ora 03:00 (21:00)

Ndeshja 5: E Premte, 10/10, ora 03:00 * (21:00)
Ndeshja 6: E dielë, 11/10, ora 01:30* (19:30)
Ndeshja 7: E martë, 13/10, ora 03:00*(21:00)

Orari i vendosur në kllapa shënon orën sipas së cilës ndeshja luhet në ShBA. Sipas kohës sonë, këto ndeshje transmetohen në orët e para të mëngjesit.

Ndeshjet që kanë të vendosur * nuk luhen domosdo, vetëm nëse ndonjëra skuadër nuk arrin të fitojë në katër ndeshjet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat